Trajnim për sistemet e integruara të menaxhimit
Stafi i EQSC-së mori pjesë në trajnimin e organizuar nga partneri i saj #QualityAustria në 24.09.2021. Ndër temat e trajtuara u diskutuan realizimi i auditimeve profesionale në situatën e COVID-19, ekonomia rrethore ( #circulareconomy ), ndryshimet më të fundit të standardeve ISO (ISO 9001, ISO 14001, ISO 22301, ISO 50001 etj. ) .
Gjatë këtij trajnimi personeli i EQSC-së mori pjesë aktive në diskutime dhe çështjet e trajtuara.
Ky trajnim është pjesë e trajnimeve të organizuar në mënyrë periodike për përmirësimin e kompetencës së auditorëve si një nga pikat e forta të shërbimit të auditimit të ofruar nga EQSC.