ISO 37001
Çfarë janë sistemet e menaxhimit kundër rryshfet, ISO 37001?
Për zgjidhjen e problemit të korrupsionit dhe ryshfetit, ligjet nuk janë më të mjaftueshme për një kohë të gjatë. Organizatat duhet të projektojnë biznesin e tyre për të parandaluar korrupsionin dhe ryshfetin më shumë se kurrë. Sistemet e menaxhimit do të ndihmojnë për të luftuar në mënyrë proaktive korrupsionin dhe ryshfetin dhe për të trajtuar rregullat dhe rregulloret, të cilat sa vijnë e shtohen, brenda kompanisë.
ISO 37001 si një standard ndërkombëtar për sistemet e menaxhimit kundër ryshfetit bashkon kërkesat e vendosura ndaj organizatave me ligje dhe praktika të provuara në mënyrë që të reduktojë rreziqet dhe kostot dhe të krijojë transparencë dhe qartësi.
Si alternativë e projektimit të një sistemi autonom, rekomandohet integrimi i sistemit të menaxhimit për luftimin e korrupsionit dhe ryshfetit në një sistem të përgjithshëm të menaxhimit të përputhshmërisë. Në këtë integrim, ISO 19600 mund të përdoret si udhëzues. Përveç kësaj, sistemi i menaxhimit kundër ryshfetit (i referuar shkurtimisht si ABMS) mund të mirëmbahet si pjesë e sistemeve të tjera të menaxhimit (p.sh. cilësia, mjedisi ose siguria e informacionit). E rëndësishme është që të shfrytëzohen sinergjitë e shumta që dalin nga sistemet që tashmë ekzistojnë. Duke qenë se ISO 37001 bazohet në strukturën e nivelit të lartë, ai ka të njëjtën strukturë si, p.sh., ISO 9001, ISO 14001 ose ISO 45001. Falë kësaj strukture, sistemet e menaxhimit sipas ISO 37001 mund të integrohen shumë mirë në sistemet ekzistuese. Kjo është arsyeja pse vlera mund të krijohet shpejt.
Objektivat e Sistemit të Menaxhimit Kundër Rryshfet
- Reduktimi i rrezikut të veprimeve të paligjshme;
- Minimizimi i korrupsionit dhe ryshfetit;
- Rritja e transparencës brenda kompanisë;
- Mundësimi i sinjalizimit anonim në rast të dyshimit për korrupsion ose ryshfet;
- Sigurimi i reputacionit të kompanisë;
- Përgjegjshmëri në lidhje me rregullat dhe rregulloret.