ISO 39001

Çfarë janë sistemet e menaxhimit të Sigurisë së Trafikut Rrugor, ISO 39001?

ISO 39001 është një standard ndërkombëtar që specifikon kërkesat për sistemet e menaxhimit të sigurisë së trafikut rrugor (RTS).

Siguria e personelit të përfshirë në trafikun rrugor është një sfidë në rritje për organizatat e të gjitha llojeve për shkak të kompleksitetit të saj. Një sistem menaxhimi i rregullt siç përshkruhet në ISO 39001, lejon përcaktimin e kërkesave minimale organizative për sigurinë e trafikut rrugor. Objektivi i ISO 39001 është reduktimi i incidenteve negative në organizata të shkaktuara nga trafiku rrugor. Me zbatimin e sistemit të menaxhimit sipas ISO 39001 dhe certifikimit përkatës, organizatat demonstrojnë rëndësinë e këtyre objektivave ndaj palëve të interesuara dhe tregojnë se siguria e trafikut rrugor trajtohet në mënyrë serioze.

Objektivat e Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë së Trafikut Rrugor

  • Rritja e performancës së organizatës në lidhje me sigurinë e trafikut rrugor;
  • Ulja e numrit të aksidenteve rrugore;
  • Përmirësimi i mjedisit të punës, duke çuar në rritjen e kënaqësisë të punonjësve;
  • Përmbushja e objektivave të sigurisë dhe përgjegjësisë sociale së organizatës;
  • Transport i sigurt dhe efektiv;
  • Identifikimi i mundësive për përmirësimin e eficiencës përmes menaxhimit më të mirë të itinerarit;
  • Rritja e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës;
  • Ulja e kostos si pasojë e rritjes së eficiencës.

Kërkesë për ofertë

Scroll to Top
Scroll to Top