ISO 20000-1
Çfarë janë sistemet e menaxhimit të IT Menaxhimi i Shërbimit ISO/IEC 20000?
Standardi ISO/IEC 20000 IT Menaxhimi i Shërbimit specifikon kërkesat për një organizatë për të krijuar, zbatuar, mirëmbajtur dhe përmirësuar vazhdimisht një Sistem të Menaxhimit të Shërbimit (SMS). Kërkesat e specifikuara në këtë standard përfshijnë planifikimin, projektimin, tranzicionin, ofrimin dhe përmirësimin e shërbimeve për të përmbushur kërkesat e shërbimit.
ISO/IEC 20000 bën të mundur rritjen e performancës së shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit dhe në të njëjtën kohë synohet ulja e kostove – me një cilësi më të lartë shërbimi. Ky standard është standardi i parë i certifikueshëm në mbarë botën që i referohet posaçërisht Menaxhimit të Shërbimit IT dhe fokusohet në përmirësimin e cilësisë, rritjen e efikasitetit dhe reduktimin e kostove të shërbimeve të IT.
Për shkak të vlerës së paçmueshme, informacioni përbën zemrën e organizatave moderne. Nevojat për mbrojtjen e informacionit shkojnë përtej sigurisë teknike të IT-së. Proceset e Menaxhimit të Shërbimit IT shtrihen në të gjithë organizatën dhe mundësojnë shërbime IT me cilësi të lartë.
Si një Trupë Çertifikimi e akredituar për Sigurinë e Informacionit sipas ISO 27001 dhe Menaxhimit të Shërbimeve të IT-së, sipas ISO 20000, EQSC ju ofron auditime të kombinuara efikase për certifikimin e sistemit të integruar me standarde të tjera ISO.