EQSC në bashkëpunim me Quality Austria, me mbështetjen e Advantage Austria, Znj. Marlinda Zotaj, organizoi në datën 6 Shkurt 2019, eventin” Mëngjes Pune në Tiranë”.
Në këtë event mirëpritëm Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi,
Ambasadorin e Republikës së Austrisë në Shqipëri, Dr. Johann Sattler, Zëvendësministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Znj. Dorina Çinari, Zëvendës Ambasadori i Kosovës, Z. Arben Loshi, zotërinj dhe zonja të tjerë të nderuar nga përfaqësi të tjera të huaja në Shqipëri, nga komuniteti i biznesit austriak, Dhoma e tregtisë së Tiranës, përfaqësues të komunitetit të biznesit shqiptar dhe të projekteve të zhvillimit.
EQSC dhe Quality Austria në këtë ambient biznesi, prezantuan shërbimet që ofrojnë në Shqipëri, si Certifikimi i Sistemeve të Menaxhimit, Trajnimi dhe Certifikimi i personelit, etj. Shërbimet tona synojnë të përçojnë Besimin se edhe Bizneset që operojnë në Shqipëri zbatojnë Modelet dhe Standardet ndërkombëtare në formën e mënyrën e duhur. Nëpërmjet tyre sigurohet i gjithë Zinxhiri i Vlerës, Konsumatorët, Institucionet, Bizneset brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe Komuniteti, se Sistemet e Menaxhimit të Kompanive të certifikuara janë funksionale dhe synojnë përmirësimin e vazhdueshëm të Cilësisë, Mjedisit, Sigurisë ushqimore, Sigurisë e shëndetit në punë, Sigurisë së informacionit dhe aspekteve të tjera të menaxhimit të një organizate të suksesshme.
Partneriteti i një kompanie shqiptare me një kompani lider në Austri për sa i përket garantimit të cilësisë dhe sigurisë, u lehtëson bizneseve shqiptare mundësinë për të hyrë në tregjet ndërkombëtare duke u treguar atyre rrugën e duhur drejt suksesit.
EQSC bën të vetën dhe përçon më tej sloganin e Quality Austria “Succeed with Quality” –“Sukses përmes Cilësisë”!
Për më tepër vizitoni: http://www.eqsc-cert.com/ dhe https://www.qualityaustria.com/index.php?id=6175&L=1