Certifikimet dhe Auditimet
Si një pjesëmarrës aktiv në treg, EQSC ofron shërbime në përshtatje me nevojat e klientëve, të cilat përfshijnë shumë sektorë dhe kategori produktesh.
EQSC ofron shërbime certifikimi dhe auditimi për Sistemet e Menaxhimit dhe për Produktet.
Përmes bashkëpunimit me EQSC organizatat kanë mundësinë të optimizojnë nivelin e cilësisë të proceseve të tyre të brendshme dhe t’ju dëshmojnë palëve të jashtme cilësinë e shërbimeve apo produkteve të tyre.
Rezultati i këtij optimizimi do i ndihmojë kompanitë të përfitojnë aftësi të përmirësuara konkurruese, të përqendrohen më tepër në optimizimin e të ardhurave dhe rritjes dhe të përqendrohen në objektivat globale dhe afat-gjata.
- Shërbimet tona të certifikimit/auditimit për Sistemet e Menaxhimit ofrohen për standardet e mëposhtme:
- PAS 99 Sistemet e Integruara të Menaxhimit;
- ISO 9001 Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë;
- ISO 14001 Sistemi i Menaxhimit të Mjedisit;
- ISO 45001 Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë;
- ISO 22000 Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore;
- ISO 22301 Sistemi i Menaxhimit të Vazhdimësisë së Biznesit;
- ISO 20000-1 Sistemi i Menaxhimit të Shërbimit IT;
- ISO 27001 Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit;
- ISO 39001 Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë së Trafikut Rrugor;
- ISO 50001 Sistemi i Menaxhimit të Energjisë;
- ISO 37001 Sistemet e menaxhimit Anti-Ryshfetit
- ISO 13485 Pajisjet mjekësore — Sistemet e menaxhimit të cilësisë.
- Shërbimet tona të certifikimit/auditimit për Produktet ofrohen për standardet e mëposhtme:
- GLOBALG.A.P.
Duke përzgjedhur një klient të certifikuar nga EQSC si bashkëpunëtorin tuaj, mund të jeni i sigurt se shërbimi/produkti të cilin do t’ju ofrojnë do të jetë sipas kërkesave tuaja.
Aplikoni tani për certifikim për herë të parë ose për transferimin e certifikimit tuaj këtu.