EQSC si pjesë e Grupit Teknik Kombëtar të Punës për standartin GlobalG.A.P mori pjesë
në eventin e prezantimit të këtij grupi, në datën 08.10.2021 .
Ne takim morën pjesë ZV. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Znj.Ermira Gjeci, stafi i projektit RisiAlbania, eksportues, konsulentë të certifikuar nga GlobalG.A.P, rrjetet e supermarketeve, agronomë, si dhe shoqata e agrobiznesit.
Temat e trajtuara janë puna e deritanishme e këtij grupi, mundësia që në Shqipëri të krijohet një standard lokal ( localg.a.p), skema kombëtare e mbështetje për njësitë e certifikuara GlobalG.A.P. dhe mundësitë që ofron certifikimi në grup për fermat shqiptare. Krijimi dhe funksionii i këtij grupi do ti shërbejë përmirësimit të sigurisë ushqimore në sektorin e fruta-perimeve dhe rritjen e standarteve të prodhimit nga fermerët shqiptarë.