ISO 39001
Çfarë janë sistemet e menaxhimit të Sigurisë së Trafikut Rrugor, ISO 39001?
ISO 39001 është një standard ndërkombëtar që specifikon kërkesat për sistemet e menaxhimit të sigurisë së trafikut rrugor (RTS).
Siguria e personelit të përfshirë në trafikun rrugor është një sfidë në rritje për organizatat e të gjitha llojeve për shkak të kompleksitetit të saj. Një sistem menaxhimi i rregullt siç përshkruhet në ISO 39001, lejon përcaktimin e kërkesave minimale organizative për sigurinë e trafikut rrugor. Objektivi i ISO 39001 është reduktimi i incidenteve negative në organizata të shkaktuara nga trafiku rrugor. Me zbatimin e sistemit të menaxhimit sipas ISO 39001 dhe certifikimit përkatës, organizatat demonstrojnë rëndësinë e këtyre objektivave ndaj palëve të interesuara dhe tregojnë se siguria e trafikut rrugor trajtohet në mënyrë serioze.
Objektivat e Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë së Trafikut Rrugor
- Rritja e performancës së organizatës në lidhje me sigurinë e trafikut rrugor;
- Ulja e numrit të aksidenteve rrugore;
- Përmirësimi i mjedisit të punës, duke çuar në rritjen e kënaqësisë të punonjësve;
- Përmbushja e objektivave të sigurisë dhe përgjegjësisë sociale së organizatës;
- Transport i sigurt dhe efektiv;
- Identifikimi i mundësive për përmirësimin e eficiencës përmes menaxhimit më të mirë të itinerarit;
- Rritja e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës;
- Ulja e kostos si pasojë e rritjes së eficiencës.