ISO 45001

Çfarë janë sistemet e menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë, ISO 45001?

ISO 45001:2018 specifikon kërkesat për një Sistem të Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë (OH&S) dhe jep udhëzime për përdorimin e tij, për t’u mundësuar organizatave të ofrojnë vende pune të sigurta dhe të shëndetshme, duke parandaluar dëmtimet në punë dhe sëmundjet profesionale, si dhe duke përmirësuar në mënyrë proaktive performancën e tyre për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë.

Gjëndja në fushën e mbrojtjes në punë dhe OH&S (shëndeti dhe siguria në punë) ndikohet nga shumë faktorë, p.sh. prezantimi i teknologjive të reja. Teknologjitë e reja do të krijojnë mënyra të reja pune dhe do të ndryshojnë llojin e punëve të ofruara. Profili i moshës së personit të punësuar po ndryshon gjithashtu. Për shkak të globalizimit, kërcënimet dhe rreziqet lidhur me shëndetin, që dikur ishin larg, mund të përhapen në mbarë botën brenda një kohe të shkurtër. Nëse duam të mbrojmë shëndetin e punonjësve tanë dhe të ruajmë fuqinë ekonomike dhe konkurueshmerinë, do të duhet të përballemi në mënyrë proaktive me këto sfida. Sistemet e menaxhimit të sigurisë mbështesin veprimet parandaluese dhe na ndihmojnë të menaxhojmë sfidat në lidhje me sigurinë.

Menaxhimi i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Shëndetit

Sistemi i Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë (OH&S) synon të mbrojë punëtorët dhe mjedisin përreth nga ndodhi kërcënuese për shëndetin. Ai shpjegon procedurat dhe proceset specifike të menaxhimit që kompania ka hartuar për të parandaluar incidentet e rrezikshme dhe për të kufizuar efektet e tyre.

Në të përfshihen detyrat e mëposhtme: organizimi dhe personeli, identifikimi dhe vlerësimi i incidenteve të rrezikshme, operacionet e monitorimit, kryerja në mënyrë të sigurtë e ndryshimeve, planifikimi për emergjencat, vëzhgimi i aftësive të Sistemit të Menaxhimit të OH&S dhe rishikimi dhe vlerësimi sistematik.

Përkushtimi ndaj sigurisë në punë në vitet e fundit, ka sjellë për organizatat e mëdha një reduktim të aksidenteve.

Kërkesë për ofertë

Scroll to Top
Scroll to Top