Auditimi i Përputhshmërisë Ligjore me Ligjin Nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale"

European Quality and Safety Control (EQSC) Sh.p.k ofron auditime të plota për të verifikuar zbatimin e kërkesave të ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave personale, duke ndihmuar organizatat të shmangin gjobat, të rrisin besimin e klientëve dhe të menaxhojnë rreziqet.

Ky shërbim nuk përfundon me certifikim nga EQSC – ai konsiston vetëm në auditim të përputhshmërisë dhe ofrimin e rekomandimeve për përmirësim.

Kush mund të auditohet?

 
  • Të gjitha organizatat publike dhe private që mbledhin ose përpunojnë të dhëna personale.
  • Kontrollues dhe përpunues të të dhënave në çdo sektor (shëndetësi, bankë, arsim, telekom, tregti elektronike etj.).

Cilat janë përfitimet për klientët e certifikuar?

  1. Përputhje me legjislacionin dhe rregulloret e privatësisë
    Standardi mbështet pajtueshmërinë me GDPR, CCPA, ligje të tjera ndërkombëtare dhe ofron strukturë për dokumentim dhe transparencë.
  2. Rrit besueshmërinë dhe reputacionin
    Certifikimi demonstron seriozitet për mbrojtjen e të dhënave personale dhe mund të përdoret si element marketingu për të forcuar imazhin e kompanisë.
  3. Efikasitet operativ dhe kulturë privatësie
    Sistemi PIMS eliminon punën e tepërt dhe standardizon procedurat – redukton gabimet, shpejton reagimin ndaj rrezikut dhe promovon një kulturë të qëndrueshme privatësie në organizatë.
  4. Avantazh konkurrues dhe mundësi globale
    Certifikat mund të jetë e detyrueshme për partnerë të mëdhenj (p.sh., Microsoft ose bashkëpunime ndërkombëtare), dhe lehtëson procesin e shqyrtimit nga klientë dhe furnizues.
  5. Menaxhim më efektiv të rrezikut dhe ulje të kostove
    Ndihmon në identifikimin dhe zvogëlimin e rreziqeve privacy, duke reduktuar incidente, gjoba dhe ndërprerje operacionale.

Transfero certifikimin tënd te EQSC

Nëse mendoni të transferoni certifikatat tuaja te EQSC, na kontaktoni nëpërmjet formës së kontaktit dhe ne do t’ju sigurojmë informacionin dhe mbështetjen e nevojshme.

Çfarë përfshin auditimi?

  • Rishikim të politikave, procedurave dhe marrëveshjeve me palët e treta.
  • Verifikim të masave teknike dhe organizative të sigurisë.
  • Vlerësim të respektimit të parimeve ligjore dhe të drejtave të individëve.
  • Testim të gatishmërisë për njoftimin e incidenteve brenda afateve ligjore

Përfitimet për organizatën tuaj:

  • Pajtim me ligjin dhe shmangie e sanksioneve.
  • Rritje e reputacionit dhe besueshmërisë.
  • Reduktim i rrezikut nga shkeljet e privatësisë.
  • Mbështetje për certifikim ISO/IEC 27701 ose ISO/IEC 27001.

Apliko për auditim

Apliko tani për certifikim nëpërmjet formës së kontaktit.

Kërkesë për ofertë

Scroll to Top