Rreth Nesh

EQSC - European Quality and Safety Control

EQSC është një Trupë Çertifikimi Shqiptare, kompetent në fushën e vlerësimit të konformitetit. EQSC operon nëpërmjet stafit të tij profesional në disa sektorë të biznesit privat dhe publik.

E krijuar në vitin 2014, nga një grup profesionistësh, EQSC fokusohet në evidentimin dhe promovimin e kulturës së standardeve, rregulloreve dhe cilësisë së shërbimeve/produkteve për të gjitha ato subjekte që demonstrojnë konformitetin në përputhje me standardet ndërkombëtare ose kombëtare.

Ne operojmë në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe Kosovës, dhe për më tepër, duke ofruar drejtpërdrejt shërbimet nga EQSC ose nga partneritetet e nevojshme për të përmbushur nevojat e klientëve.

Sistemi ynë i Menaxhimit të Cilësisë, në përputhje me ISO 17021-1, është ngritur dhe mirëmbajtur vazhdimisht për të ofruar sigurinë se të gjitha shërbimet tona ofrohen në mënyrë të paanshme dhe me kompetencë.

EQSC si një organ i akredituar i kontrollit, ndërthur njohuritë teknike dhe ekspertizën me paanshmërinë, për të ofruar siguri në treg që klientët e certifikuar EQSC operojnë sipas standardeve përkatëse ndaj të cilave janë të certifikuar.

E akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme Shqiptare e Akreditimit, me akreditimin e parë që nga viti i themelimit, 2014, EQSC vazhdon të jetë në përputhje me standardet dhe rregullat e akreditimit.

Shërbimet

E motivuar nga motoja jonë “Një burim, çdo shërbim” EQSC ofron një gamë të gjerë shërbimesh për sektorë të ndryshëm. Shërbimet janë të përshtatura për nevojat e klientit, pasi ne synojmë të kemi një qasje të orientuar drejt klientit.

Shërbimet tona përfshijnë:

  • Auditimet certifikuese,
  • Certifikimi,
  • Auditimet e furnitorëve,
  • Trajnime mbi skemat e kompetencave kombëtare dhe ndërkombëtare.

Këto shërbime ofrohen për organizata të ndryshme, duke përfshirë Institucionet Publike, Sektorin Privat dhe Organizata/OJQ jofitimprurëse. Shërbimet tona bazohen në standardet/rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare si: Sistemet e Menaxhimit sipas modeleve ISO; HACCP; GLOBALG.A.P. (Sigurues i Fermës dhe Trajner i Regjistruar); EFQM – Modeli i Ekselencës; etj.

Klientët tanë janë nga sektorë si: industria ushqimore, prodhimi bujqësor, shërbimet, transporti, komunikimi etj.

Për t’u ofruar klientëve tanë shërbimet që u nevojiten, ne kemi krijuar një partneritet me Quality Austria (në Austri) dhe bashkëpunojmë me rrjetin e saj ndërkombëtar të partnerëve. Trajnerët dhe Auditorët e EQSC janë të kualifikuar dhe me përvojë, të regjistruar tashmë si Auditorë dhe Trajnerë të Quality Austria.

Trajnimet e ofruara nga EQSC, vetëm ose në partneritet me Quality Austria, ofrohen për një gamë të gjerë standardesh dhe kërkesash legjislative. Këto trajnime ofrohen si për individë ashtu edhe të përshtatura për kompani të veçanta, si trajnime të brendshme.

 

EQSC është shoqëruesi juaj drejt suksesit – prej hapave të para drejt arritjes së performancës së synuar!

Partnerët/Bashkëpunëtorët

Ne jemi një Trupë Certifikuese me marrëdhënie të forta dhe cilësore. Nëpërmjet partnerëve tanë ne u ofrojmë klientëve dhe personelit shërbime dhe njohuri profesionale në fushën e sistemeve të menaxhimit dhe shërbimeve të tjera që ofrojmë.

Rrjeti ynë i partnerëve përbëhet nga Trupa Certifikuese, Universitete, Shoqata, etj.

Partneri ynë kryesor i biznesit është Quality Austria, Trupe Certifikimi lider në Austri në fushën e Sistemeve të Menaxhimit (https://www.qualityaustria.com ).

Akreditimi/ Njohjet

EQSC si një trupë certifikuese e pavarur nga palët e treta, e demonstron profesionalizmin e shërbimeve të saj, paanshmërinë dhe cilësinë nëpërmjet akreditimit sipas ISO 17021-1, të marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit    (www.dpa.gov.al ).

Scroll to Top
Scroll to Top