Certifikim ISO 45001
Kush mund të certifikohet?
Kompanitë dhe organizatat e çdo lloji që zbatojnë mjete praktike për të menaxhuar përgjegjësitë e tyre mjedisore.
Cilat janë përfitimet për klientët e certifikuar?
Zbatimi i ISO 45001 siguron sistemimin e aktiviteteve lidhur me sigurinë dhe optimizimin e proceseve. Për më tepër, ai ndihmon për të arritur një përmirësim të strukturuar të përputhshmërisë dhe kuadrit ligjor për shkak të përdorimit të sistemeve transparente për personat përgjegjës, përfaqësuesit dhe menaxherët.
Përforcohet ndërgjegjësimi për rreziqet e shëndetit dhe sigurisë në punë (OH&S) dhe përmbushen kërkesat ligjore në lidhje me OH&S. Zbatohet një politikë e hapur informacioni në lidhje me zhvillimn e OH&S dhe arrihet një përmirësim i vazhdueshëm i sigurisë dhe shëndetit në punë. Proceset rishikohen sistematikisht dhe përcaktohen, zbatohen, monitorohen dhe vlerësohen masat e marra.
Një organizatë e çertifikuar sipas ISO 45001 frymëzon besim më të lartë tek klientët, furnitorët, punonjësit, autoritetet dhe investitorët.
Shumë specifika të ISO 45001 janë të ngjashme me kërkesat ligjore. Prandaj, ISO 45001 mbështet çdo organizatë ambicioze në rritjen e sigurisë së saj juridike.
ISO 45001 bazohet në Strukturën e Nivelit të Lartë të ISO dhe mund të kombinohet në mënyrë efikase me standarde të tjera si ISO 9001, ISO 14001, etj., për shkak të strukturës dhe formatit të njëjtë. Standardi përputhet me aspektin e parandalimit (të bazuar në rrezik).
Transfero certifikimin tënd te EQSC
Nëse mendoni të transferoni certifikatat tuaja te EQSC, na kontaktoni nëpërmjet formës së kontaktit dhe ne do t’ju sigurojmë informacionin dhe mbështetjen e nevojshme.
Apliko për certifikim
Apliko tani për certifikim nëpërmjet formës së kontaktit.