Certifikim ISO 22000
Kush mund të certifikohet?
ISO 22000 është një standard që cilado qoftë madhësia apo produkti i tyre, të gjithë prodhuesit e ushqimit kanë përgjegjësinë për ta zbatuar në mënyre që të menaxhojnë sigurinë e produkteve të tyre dhe mirëqenien e konsumatorëve.
Cilat janë përfitimet për klientët e certifikuar me ISO 22 000:2018?
ISO 22000:2018, vendos kërkesat për çdo organizatë në zinxhirin ushqimor, për sistemet e menaxhimit të sigurisë ushqimore. Ai përshkruan atë që i nevojitet një organizate për të demonstruar se është e aftë të kontrollojë të gjitha llojet e rreziqeve ushqimore, duke siguruar kështu që ushqimi të jetë i sigurt për konsum. Përveç ndihmës së organizatave për të reduktuar rreziqet dhe për të përmirësuar performancën, përfitimet e të qenit në përputhje me ISO 22000 përfshijnë:
- Përmirësimi i shëndetit dhe sigurisë: Duke minimizuar rreziqet e ushqimit, klientët, punonjësit dhe kushdo tjetër që mund të bie në kontakt me ushqimin mund të gëzojë rezultate më të mira për shëndetin dhe sigurinë.
- Kënaqësia e përmirësuar e klientit: Pasja e një sistemi të menaxhimit të sigurisë ushqimore do të ndihmojë në ofrimin e produkteve të sigurta dhe të besueshme që përmbushin pritshmëritë e klientëve. Nga ana tjetër, kjo do të ndërtojë besimin e konsumatorëve në organizatë.
- Transparenca: ISO 22000 ndihmon bizneset të përmirësojnë gjurmueshmërinë e produkteve të tyre dhe të arrijnë transparencë më të madhe në lidhje me operacionet.
- Përgjigjja e shpejtë ndaj rreziqeve: Organizatat janë në gjendje të përgjigjen më shpejt dhe në mënyrë më efikase ndaj çështjeve që mund të ndikojnë negativisht në sigurinë dhe cilësinë e ushqimit. Kjo ndihmon për të parandaluar çdo ndotje gjatë procesit të prodhimit.
- Reduktimi i kohes se analizimit: në rast se kontaminimi ndodh, një sistem efektiv i menaxhimit të sigurisë ushqimore do ta ndihmojë organizatën të reduktojë kohën që duhet për të analizuar se kur, si dhe pse ka ndodhur. Kjo jo vetëm që kursen kohë, por gjithashtu ndihmon në parandalimin e ndodhjes së infektimit në të ardhmen.
• Iniciativat për përmirësimit: përmes analizës dhe vlerësimit, përcaktimit të objektivave, veprimeve korrigjuese, ndërgjegjësimit dhe trajnimit, auditimit efektiv dhe rishikimeve efektive të menaxhimit
Transfero certifikimin tënd te EQSC
Nëse mendoni të transferoni certifikatat tuaja te EQSC, na kontaktoni nëpërmjet formës së kontaktit dhe ne do t’ju sigurojmë informacionin dhe mbështetjen e nevojshme.
Apliko për certifikim
Apliko tani për certifikim nëpërmjet formës së kontaktit.