Certifikimi ISO 37001

Kush mund të certifikohet?

Kërkesat e ISO 37001 janë të përgjithshme dhe zbatohen për të gjitha organizatat (ose pjesët e një organizate), pavarësisht nga lloji, madhësia dhe natyra e aktivitetit, edhe nëse ushtron aktivitetin në sektorët publikë, privatë apo jofitimprurës.

Cilat janë përfitimet për klientët e certifikuar?

Certifikata si një dëshmi objektive e performancës do të krijojë besim tek aksionerët tuaj. Do t’ju ndihmojë të:

  • Dëshmoni se ju kundërveproni në mënyrë proaktive ndaj korrupsionit dhe ryshfetit dhe keni zbatuar veprime dhe kontrolle për shmangien, zbulimin dhe luftimin e korrupsionit dhe ryshfetit;
  • Promovoni kulturën etike të biznesit përgjatë proceseve;
  • Përmirësoni performancën e proceseve dhe aktiviteteve të prekura;
  • Provoni angazhimin e personelit ndaj praktikave më të mira kundër ryshfetit;
  • Monitoroni dhe menaxhoni rreziqet dhe mundësitë e ndryshme kudo që zbatohen në biznesin tuaj;
  • Dëshmoni se organizata juaj dokumenton, zbaton, mirëmban dhe përmirëson programin e perputhshmërisë kundër ryshfetit;
  • Mbroni kompaninë, asetet, aksionerët dhe drejtuesit nga ryshfeti;
  • Referenca: ISO 37001 mund të përdoret si referencë brenda organizatës për krijimin ose përmirësimin e një sistemi të menaxhimit kundër ryshfetit.
  • Transparenca: Ky standard shërben si një metodologji për të mbështetur transparencën dhe për të mbajtur të informuar palët e interesuara mbi qëndrimin ndaj ryshfetit. Palët e interesuara mund të përfshijnë: Bordin e Drejtorëve, personelin, partnerët e biznesit, klientët, përdoruesit, furnitorët, shitësit, kontraktorët dhe investitorët.
  • Sigurimi i palëve të interesuara: ISO 37001 siguron palët e interesuara (përkatëse) që një organizatë ka marrë masat e duhura për të parandaluar ryshfetin.
  • Mbrojtja: ISO 37001 mbron një organizatë, asetet, aksionerët dhe drejtuesit e saj nga efektet negative të ryshfetit dhe korrupsionit.
  • Demonstron përputhshmëri: Zbatimi i standardit u ofron organizatave një mënyrë për të demonstruar përputhshmërinë me ligjet në fuqi.
  • Integrohet lehtësisht: ISO 37001 ndjek të njëjtën strukturë – Aneksi SL si ISO 9001:2015, ISO 14001:2015, dhe ISO 45001:2018 dhe për këtë arsye, mund të integrohet lehtësisht në sistemet ekzistuese të menaxhimit.
  • Sigurimi: Në rast mosmarrëveshjesh, nëse ka, zbatimi dhe certifikimi mund të përdoren si dëshmi e due diligence.
  • Shërben si benchmark: ISO 37001 mund të përdoret si një pikë referimi e praktikave më të mira ndërkombëtare për të vlerësuar pozicionin e organizatave në lidhje me praktikat më të mira globale të përdorura nga organizata të tjera.

Ndërsa ISO 37001 nuk është një garanci se brenda një organizate nuk do të ketë raste rryshfeti ose që organizata nuk përfshihet në raste ryshfeti, është një dëshmi e qartë se organizata dokumenton dhe zbaton masat e duhura për zbulimin dhe parandalimin e ryshfetit, duke e bërë atë një investim të vlefshëm për çdo organizatë biznesi.

Transfero certifikimin tënd te EQSC

Nëse mendoni të transferoni certifikatat tuaja te EQSC, na kontaktoni nëpërmjet formës së kontaktit dhe ne do t’ju sigurojmë informacionin dhe mbështetjen e nevojshme.

Apliko për certifikim

Apliko tani për certifikim nëpërmjet formës së kontaktit.

Kërkesë për ofertë

Scroll to Top
Scroll to Top