Të ndërtosh të ardhmen: Përmirësimi i kapaciteteve të personelit

Rishikimi i standardeve gjatë vitit 2015 dhe në vazhdim, ka sjellë nevojën e përditësimit të njohurive dhe kompetencës së auditorëve dhe personelit të kompanive që i zbatojnë këto standarde.

EQSC, si një trupë certifikimi profesionale, organizoi së bashku me partnerin e tij Quality Austria, javën e parë të trajnimeve në 31 Tetor – 5 Nëntor 2016. Subjekti i kësaj jave ishte: “Kërkesat, Metodat dhe Mjetet e Sistemeve të Integruara të Menaxhimit”. Standardet e Sistemeve të Menaxhimit, kërkojnë që Sistemet e Menaxhimit të ngrihen, zbatohen, mirëmbahen dhe përmirësohen vazhdimisht. Për këtë qëllim, janë shumë të nevojshme metodat, teknikat dhe procese ndihmëse. Të gjithë këta elementë u trajtuan gjatë trajnimit.

Trajnimi është pjesë e grupit të plotë të trajnimeve për rritjen e kompetencës së auditorëve, prej mbi 7 javësh, që do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2017.

Trajnimi pasues organizohet mbi Standardet e reja ISO 9001:2015 dhe ISO 14001:2015, duke konsideruar ndryshimet mjaft të rëndësishme mbi kërkesat e tyre sa i takon  Kontekstit të Organizatës/Kompanisë dhe mënyrës se si zbatimi i standardeve perceptohet nga kompanitë dhe si do të vlerësohet nga auditorët.

 

Këto trajnime EQSC i ofron edhe për të gjitha palët e interesuara në përmirësimin e kompetencës së personelit të tyre.

Për më tepër vizitoni: www.eqsc-cert.org

Scroll to Top
Scroll to Top